Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fadil Kajtazi komenton deklaratën e Konjufcës: S’duhet të fliste publikisht për këtë temë

Gazeta10
03 Korrik 2024 - 21:38

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal 10, ka komentuar deklaratat e fundit nga përfaqësuesit e institucioneve të lidhura me sigurinë e vendit dhe paralajmërimet për sulm të Serbisë ndaj Kosovës.

Kajtazi e ka quajtur të gabuar formën e komunikimit të tyre me publikun, raporton gazeta10.

“Mënyra jo e duhur që të dilet publikisht, nga përfaqësuesit e institucioneve për ngritje të alarmit. Do të ishte me mirë që Konjufca këtë paralajmërim ta bënte me dikë nga homologët e tij të Evropës. Ky shqetësim me popullin ndahet vetëm atëherë kur kanë arritur një nivel të tillë, ku pritet mobilizimi, pra nuk ka mjete të tjera dhe presidenti në rastin konkret duhet ta jap alarmin. Mendoj se është e gabuar se si krerët e Kososvës komunikojnë me publikun”, deklaroi ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.