Trajneri dhe njëherit analisti sportiv i Kanal10 Faruk Statovci ka dhënë mendimin e tij para ndeshjës Sivasspor – Ballkani.
Sipas tij përvoja e Ballkanit në garat ndërkombëtare është rritur dhe kështu gjasat janë që Ballkani të marrë pikë në Turqi.
“Ndeshje e vështirë për Ballkanin por jo e pakalueshme. Ballkani tashme veç ka filluar të marrë përvojën e këtyre ndeshjeve. Kundërshtari ëahtë shumë i vështirë, por le të shpresojmë në një paraqitje dhe rezultat pozitiv nga kampioni ynë”, ka deklaruar Statovci për Gazetën 10.
Ndeshja ndërmjet Sivasporit dhe Ballkanit luhet sonte me fillim nga ora 18:45 me orën lokale në Kosovës./Gazeta10/