Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Faruk Statovci: Vendimet e marra nga komisioni janë të duhura

Gazeta10
19 February 2023 - 22:56

Këtë të diel, në emisionin “Kampionët” në Kanal10 i ftuar është trajneri i futbollit, Faruk Statovci së bashku me Bekim Isufin, Taulant Dajakun, Kastrit Rexhën dhe Granit Begollin.

Gjatë diskutimit për vendimet e marra nga komisioni i garave në FFK për tri rastet diskutabile në Kosovë, Statovci ka thënë se ato vendime janë të duhura.

“Nëse komisioni ka vendosur kështu, atëherë ne duhet t’i besojmë, na plqeu ose jo.” tha Statovci në vazhdim.

Në rastin e Feronikelit ’74, Statovci ka thënë se vendimi është i saktë pasi lojtarët nuk kanë qenë të regjistruar.

“Më vjen keq shumë për Feronikelit ’74 pasi gjithmonë kanë qenë një klub i mikrë për t’u shikuar, mirëpo këso ndodhi nuk duhet të ndodhin sepse nuk është mirë për imazhin e futbollit tonë.” shton më tutje Faruk Statovci.

Kur u pyet për Prishtinën ai tha se i vjen keq për këtë rast të ndodhur ndaj këtij klubi, mirëpo gabimi i referit është gabim njerëzor.

“Nuk mund ta pushkatojmë referin pas këtij gabimi, ai kërkoi falje, madje ka bërë shumë gjest të mirë me kërkim faljen, mirëpo këto gjëra ndodhin. Nuk mendoj se ka pasë direktiva nga dikush tjetër, thjesht gabim që mund t’i ndodhë çdo kujt.” tha analisti i përhershëm i këtij emisioni, Statovci.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.