
Në një lidhje direkte në edicionin special në Kanal10, profesori universitar nga Parisi, Nezir Kraki ka shpalosur pritjet e tij para takimeve që do të zhvillohen sot në Bruksel.
Sipas tij Kosova e dëshmoi me ngjarjet në veri që ajo ka pasur të drejtë dhe kjo e rikonsolidoi pozicionin e Kosovës dhe ky është lajm i mirë.
Ai tutje tha që fasada mashtruese e Serbisë dhe Vuçiqit evropian ka ra, të gjithë e morën vesh se kush janë kasta aktuale e Serbisë dhe në këto takime Kosova duhet të kërkojë ri-pozicionim e saj dhe heqja dorë e Serbisë nga Kosova.
Kraki tha po ashtu se prania e presidentit francez e ngrit në një nivel tjetër dialogun dhe se çështja ka etiketu urgjence tjetër.
“Serbisë i ka konvenuar status-quoja dhe se ngutimi për marrëveshje dhe inkuadrimi i nivelit të lartë është lajm i mirë”, tha Kraki. /Gazeta10/