
FC Ballkani ka bërë një njoftim në lidhje me shitjen e biletave për ndeshjen e Conferencs League kundër Sivasspor në ”Fadil Vokrri”.
Njoftimi zyrtar:
Fillon shitja online e biletave për ndeshjen FC Ballkani – Sivasspor
07/10/2022 – FC Ballkani njofton opinionin se biletat për ndeshjen ndërmjet FC Ballkani dhe Sivasspor , ndeshje në kuadër të fazës së grupeve të UEFA Conference League, që do të zhvillohet më datë 13/10/2022 në orën 21:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online në linkun e mëposhtëm:
https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do
Pra biletat për këtë ndeshje do të shiten vetëm online.
Tifozët e klubit tanë “Xhebrailat” janë të vendosur në tribunën Veri.
Çmimet e biletave janë:
Veri dhe Jug 2 euro,
Lindje 5 euro,
Perëndim 10 euro, dhe
VIP 40 euro ( ne zonen Vip është i përfshirë Cateringu )