Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FC Prishtina fiton betejën ligjore me FFK-në, kërkon kompensim

Gazeta10
30 October 2024 - 12:34

FC Prishtina ka fituar betejën ligjore me Federatën e Futbollit e Kosovës.

Klubi ka njoftuar se Këshilli për Arbitrazh Sportiv (KAS) i Komitetit Olimpik të Kosovës ka vendosur që FC Prishtina nuk është licencuar pa të drejtë nga FFK, duke ia pamundësuar pjesëmarrjen në garat evropiane.

FC Prishtina njofton se pas këtij vendimi të paligjshëm të Komisionit për Licencim të FFK-s për moslicencim të FC Prishtina, hapen rrugët ligjore për të kërkuar kompensimin e dëmit material, moral dhe prishjen e imazhit të klubit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.