Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fehmi Kupina zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës

Gazeta10
14 March 2024 - 13:35

Fehmi Kupina është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Pro rizgjedhjes së Kupinës në krye të Kuvendit Komunal të Prishtinës kanë votuar 22 asamblistë, kurse 8 te tjerë kanë abstenuar, raporton Gazeta10.

Kupina në fjalën e tij premtojë se do të jetë i përkushtuar, transparent dhe bashkëpunues me të gjithë asamblistët e të gjitha partive.

Votimi për zgjedhjen e kryesuesit u bë në rundin e tretë, pas dy dështimeve.

Ndryshe Kupina është rizgjedhur për herë të dytë si Kryesues i Kuvendit pas shkarkimit të tij në verën e vitit të kaluar. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.