Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ferizaj – Dy vajza bien nga kati i 4-të, vdes njëra

Gazeta10
22 January 2023 - 0:01

Dy vajza në Ferizaj kanë rënë nga kati i 4-të i një ndërtese, njëra nga të cilat ka vdekur.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vajza e cila ka vdekur ishte 15-vjeçare, ndërsa e lënduara 18-vjeçare.

“Me datën 21.01.2023 rreth  orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”.

Ai njoftoi se Prokuroria themelore në Ferizaj po hetojnë rastin./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.