
Punëtorët e kompanisë “Pastërtia” në Ferizaj kanë hyrë në grevë duke kërkuar kushte më të mira të punës.
Kryeshefi i kësaj kompanie, Basri Syla në një lidhje direkte në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku ka thënë se protesta e tyre është jo ligjore sese sipas tij me ligj ndalohet greva e kësaj kategorie.
Ai tutje hodhi kritika në drejtim të grevistëve duke i quajtur kërkesat e tyre si politike.
Syla deklaroi që kërkesat e tyre nuk mund të realizohen sepse për shumicën prej tyre kërkohet ligj i ri.
Tutje Syla tha që janë duke punuar bashkë me sektorin privat që të largohen mbeturinat në qytetin e Ferizajt. /Gazeta10/