Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj transferon dyshen e mesfushës, Drilon Islami dhe Albin Krasniqi

Gazeta10
16 January 2023 - 16:15

Klubi futbollistik Ferizaj ka transferuar dy mesfushorët e talentuar, Drilon Islamin dhe Albin Krasniqin.

Të dy futbollistët vijne te Ferizaj pas aventurës që e kishin te skuadra tjetër kosovare, Drita.

Albin Krasniqi i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Ferizajt, luan si mesfushor i ofanziv ndërsa Drilon Islami, luan në pozitën e mesfushorit defanziv, ku është paraqitur edhe në ndeshjen ndërkombëtare, kur Drita ka luajtur kundër Feyenoordit.

Ferizaj deri më tani ka qenë njëra nga skaudrat me aktive në merkaton e janarit, ku me transferimet e bëra synojnë mbetjen në Superligë.

Ferizaj e mbylli sezonin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë në Superligën e Kosovës, me 13 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.