Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ferizajasit në hall nga ujërat e zeza          

Gazeta10
31 August 2022 - 20:16

Raporti: Saranda Alshiqi/Kanal10

Bllokimi i rrjeteve të kanalizimit, si pasojë e reshjeve të shiut vazhdon të jetë problem i madh për shumë lagje të Ferizajt. Banorët që jetojnë në qendër të qytetit kërkojnë nga komuna t’u bëjë zgjidhje. Kryetari i Ferizajt thotë se ky problem është i kamotshëm dhe se nevojitet ndryshimi i legjislacionit për të ngritur kapacitetet e rrjeteve të ujërave të zeza, shkruan Kanal10.

Reshjet e shumta të shiut bllokuan rrjetin e kanalizimit para hyrjes së kësaj shtëpie.

Vërshimet nga reshjet po e bëjnë përherë e më të vështirë jetën e banorëve në qendër të qytetit të Ferizajt.

Banorët thonë se ka 20 vite që po përballen me bllokim të rrjetit të kanalizimit.

Madje, ujërat e zeza u depërtojnë edhe nëpër bodrumet e shtëpive.

Pavarësisht kërkesave e peticioneve, thonë se komuna nuk u ka bërë zgjidhje dhe se janë obliguar të investojnë me mjete vetanake.

Për këtë, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, thotë se ky problem është më i theksuar tek lagjet e vjetra të qytetit për shkak të mënyrës së ndërtimit të rrjeteve të ujërave të zeza.

Janë dhjetëra shtëpi të rrugës “Naim Frashëri”, në Ferizaj që janë në hall nga ujërat e zeza që shpeshherë dalin në sipërfaqe. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.