Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Festë te Bayern Munich, Alphonso Davies vendos të rinovojë kontratën

Gazeta10
04 Qershor 2024 - 21:45

Negociatat mes Alphonso Davies dhe Real Madrid kanë ngecus. Pas fitores së trofeut të Champions League për herë të 15-të, pista për mbrojtësin kanadez është ftohur disi.

Lojtari është gati të rinovojë kontratët me Bayern Munich, klub me të cilin është ende i lidhur, me një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2025.

Në muajit e fundit, presidenti Florentino Perez ka tentuar me këmbëngulje që të transferoje Davies, por të gjitha përpjekjet kanë qenë të pasuksesshme, pasi bavarezët u treguan të vendosur që nuk donin ta linin të lirë futbollistin.

Por jo vetëm insistimi i Bayernit, pasi edhe paga që Davies ka kërkuar, e ka bërë Realin që të mbyllte negociatat. Gjithashtu, Carlo Ancelotti beson se me Mendy-n, krahu i majtë i mbrojtjes është mëse i fortë dhe nuk ka nevojë për përforcime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.