
Komentatori politik, Fidan Rama ka deklaruar në emisionin Politiko se në fushatën aktuale zgjedhore nuk ka ndryshim thelbësor në gjuhën politike, duke theksuar se partitë opozitare vazhdojnë të jenë në të njëjtat dimensione të fushatës si në zgjedhjet e 9 shkurtit, me vetëm nuanca të vogla dalluese.
Sipas Ramës, PDK, LDK dhe AAK nuk kanë ndryshuar qasje thelbësore në fushatë. Ai theksoi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza nuk është marrë fare me Albin Kurtin, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, herë pas here ka pasur deklarata thumbuese.
Rama vlerësoi se ndryshimi më i dukshëm në diskurs vërehet te Ramush Haradinaj, por sipas tij kjo nuk lidhet me ndryshim qëndrimesh politike, por me strategji elektorale.
“Ndryshim ka te Haradinaj. Ashtu siç ka ndryshuar Kurti, ka ndryshuar edhe Haradinaj. Por kjo është vetëm strategji, nuk ka të bëjë me qëndrim dhe as me karakterin politik të subjekteve,” ka thënë Rama.
Ai shtoi se është i bindur se qëndrimet reale politike të liderëve nuk kanë ndryshuar dhe se, sipas tij, kryeministri Kurti vazhdon të ketë të njëjtin mendim për kundërshtarët politikë si më parë.
Deklaratat e Ramës vijnë në një kohë kur fushata zgjedhore po intensifikohet dhe gjuha politike mbetet e ashpër mes subjekteve kryesore në skenën politike të vendit.
Deklarata e plotë: