Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fidan Rama: Shpresoj që debati i mbrëmshëm ka ndikuar në orientimin e votës së qytetarëve

Gazeta10
24 December 2025 - 21:03

Komentatori politik, Fidan Rama ka deklaruar në emisionin Politiko se debati i mbrëmshëm politik mund të ketë ndikuar pozitivisht te votuesit e pavendosur, duke i ndihmuar ata të orientohen më qartë për zgjedhjet.

Sipas Ramës, një pjesë e konsiderueshme e elektoratit, rreth 10–15%, mbetet tradicionalisht e pavendosur deri në fazat e fundit të fushatës. Ai shprehu shpresën se ky grup votuesish ka arritur të nxjerrë përfundime pas debatit të zhvilluar mbrëmë  dhe të orientojnë votën e tyre.

Ai theksoi se debatet politike luajnë rol të rëndësishëm në informimin e qytetarëve dhe në rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje, duke u mundësuar votuesve të marrin vendime më të qarta dhe më të ndërgjegjshme.

“Unë shumë shpresoj që poashtu një pjesë e elektoratit që  kanë  qenë të  pavendosur që çdoherë  ka, një numër i madh i tyre që janë 10-15% që ende nuk e kanë të qartë se për kë të votojnë, t’a kenë kuptuar nga dje nga ai debat dhe të paktën t’a orientojnë votën e tyre. Është mirë me dalë në zgjedhje, është mirë me marrë pjesë në zgjedhje. Unë besoj që të paktën nga ai debat kanë mundur me nxjerrë një përfundim se për kë do të japin votë,” ka thënë Rama.

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.