Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

FIFA dënon Serbinë për ofendimin e Xhakës dhe Shaqirit

Gazeta10
13 January 2023 - 18:20

Federata Ndërkombëtare e Futbollit ka dënuar Serbinë për ofendimin ndaj Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, raporton Gazeta10.

Serbia është dënuar me një gjobë prej 500, 000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit.

Më tej, në vendim bëhen të ditura edhe arsyet e këtij vendimi.

Këtu keni vendimin e plotë:

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka sanksionuar Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 50,000 CHF dhe një mbyllje të pjesshme të stadiumit (25% e vendeve të mbyllura) në ndeshjen e radhës zyrtare të FIFA-s që do të luhet në nivelin “A” nga kombëtarja e saj e meshkujve për shkelje të neneve 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s në dritën e thirrjeve nga mbështetësit serbë dhe sjelljen e keqe të ekipit (sanksione individuale për shtatë lojtarë) gjatë ndeshjes Serbi kundër Zvicrës FIFA World Cup”, thuhet në vendim. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.