
Raporti: Gentiana Gashi
Jo vetëm në Prizren, por edhe në komuna të tjera të vendit, kompanitë dhe fabrikat janë duke i numëruar dëmet, që sipas tyre, po u shkaktohen nga reduktimet e energjisë elektrike. Përveç tregut vendor, ata thonë se probleme po u paraqiten edhe në tregun ndërkombëtar. Thonë se nuk arrijnë t’ua shpjegojnë pse në Kosovë, po ndodhë një gjë e tillë, shkruan Kanal10.
Nuk është koha e pauzës, mirëpo këto punëtore detyrohen që ta ndërpresin punën.
Një praktikë të tillë, ato po e bëjnë tash e një javë, që kur kanë filluar reduktimet me energji elektrike.
Mosfunksionimi i këtyre makinerive për dy orë, sipas përfaqësuesve të kompanisë “Solid” në Suharekë, çdo ditë po u sjell dëme të mëdha.
Mbi 1 mijë palë këpucë është numri i zakonshëm që ky biznes prodhon në ditë, por si pasojë e kësaj situate shifra ka rënë në 600 sosh.
Menaxherja e kësaj fabrike, Gresa Kuçi Kastrati, përveç tjerave, dëme të shumta po u shkaktohen edhe në tregun ndërkombëtar.
Me humbje të mëdha financiare dhe jo vetëm, thonë se po përballen edhe përfaqësues të bizneseve tjera në Suharekë.
Menaxheri i fabrikës së betonit “I-Seferi”, Ilir Hoxha, thotë se dëmet po bëhen më të mëdha, pasi që paraprakisht nuk po njoftohen për orarin e reduktimeve të rrymës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, u ka bërë apel organeve kompetente që të informojnë qytetarët për orarin e reduktimeve.
Televizioni edhe gjatë kësaj jave ka kërkuar sqarime nga Ministria e Ekonomisë, por sërish nuk kanë kthyer përgjigje rreth pyetjeve se si do të vazhdohet tutje me situatën me energjinë elektrike në vend. /Gazeta10