Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Fillojnë reagimet për gjendjen në Rusi, Meloni: Pushtimi i Ukrainës po i kthehet kundër Putinit

Gazeta10
24 June 2023 - 11:54

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka thënë të shtunën se rebelimi i shefit të mercenarëve të grupit ‘Wegner’,  Yevgeny Prigozhin tregon se pushtimi i Rusisë në Ukrainë po i kthehet kundër presidentit rus Vladimir Putin.

“Meloni po ndjek nga afër ngjarjen që po ndodhin në Rusi, të cilat tregojnë se si agresioni i tij kundër Ukrainës po shkakton destabilitet brenda Federatës Ruse”, thuhet në një deklaratë nga zyra e saj, raporton Koha.

Më herët, edhe presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është duke përcjell nga afër ngjarjet. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjithashtu është njoftuar për atë se çfarë po ndodh në Rusi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.