Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Firmino në verë largohet nga Liverpooli,në garë për transferimin e tij gjigantët spanjollë

Gazeta10
30 January 2023 - 19:08

Roberto Firmino në verë pritet t’i japë fund aventurës së tij tetëvjeçare te Liverpooli.

Kontrata aktuale e sulmuesit brazilian skadon në fund të këtij sezoni dhe ai pritet të largohet nga “Anfield” si transferi i lirë.

Firmino është në kërkim të një aventure të re në një kampionat tjetër, ndërsa në drejtim të sulmuesit kanë ardhur disa oferta nga klubet e njohura të Evropës.

Dy gjigantët spanjollë, Real Madridi dhe Barcelona janë të interesuar në transferimin e futbollistit me parametra zero.

Përveç dy ekipeve spanjolle, interesim për Firminon ka shprehur edhe Juventusi, e po ashtu ai ka oferta edhe nga disa klube arabe e amerikane.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.