Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Fitore Pacolli: Dhuna fizike nuk mund të arsyetohet me postime në Facebook, po legjitimohet sjellja e Sami Lushtakut

Gazeta10
14 May 2026 - 21:11

Kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli në Politiko reagoi lidhur me incidentin e fundit ku është përfshirë Sami Lushtaku duke e sulmuar kandidatin për deputet të LVV-së, Hysni Mehanin. Ajo e dënoi ashpër përdorimin e dhunës fizike dhe tentimet për ta arsyetuar atë përmes deklaratave apo postimeve në rrjete sociale.

Ajo ka theksuar se në raste të tilla duhet të rikthehet vëmendja tek ajo çfarë është e drejtë dhe e padrejtë, duke paralajmëruar se justifikimi i veprimeve të tilla nënkupton legjitimim të dhunës.

“Kur e kemi një ngjarje të tillë e cila ka ndodhur, kthehemi te kjo se çka është e drejtë e çka e padrejtë. I bie se ne e legjitimojmë një sjellje të tillë të Sami Lushtakut. Nuk mundet asnjëherë dhuna fizike të barazohet me një qëndrim verbal ose me një shkrim në Facebook, asnjëherë nuk mundet”,  tha Pacolli në Politiko.

Sipas saj, figurat publike dhe qytetarët përballen vazhdimisht me sulme në rrjete sociale, por kjo nuk mund të shërbejë si arsye për përdorim të dhunës fizike.

“Nuk mundemi me u thirrë me atë se ky paska qenë gjeneral, paska luftuar dhe hajde po shkojmë drejt një justifikimi që e ka përdorur ai”, u shpreh ajo.

Deklarata e plotë: https://youtu.be/-uMBSs7vmjY

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.