Fitore Pacolli, deputete e Lëvizjes Vetvendosje në emisionin Raport të Kanal 10, u shpreh e bindur në hapjen e Urës së Ibrit, raporton Gazeta10.
Ajo tha se ura që bashkon dy pjesët e Mitrovicës do të hapet, duke u konsideruar si një e drejtë e shtetit të Kosovës.
“Ura e Ibrit do të hapet, ato ditë ka pasur vizita të shpeshta sepse janë zhvilluar punimet aty dhe ka pasur medie të cilat e kanë përcjellur punën sepse janë renovu disa pjesë, janë pastru është testu ura kështu ka pasur lëvizje në atë pjesë dhe angazhim të njerëzve në atë se a do të hapet, mirëpo tani që kanë përfunduar të gjitha ato punë pra nuk dotë thotë që ne jemi zbraps që ura mos me u hap sepse ne jemi që ura është e drejt qytetare dhe qytetarët të cilët jetojnë në dy anët e qytetit kanë të drejtë të kenë qasje në atë urë me vetura”, deklaroi Pacolli.
Sipas deputetes Pacolli, hapja e saj ka qëllim kthimin e normalizimit në pjesën veriore.
“Në anën tjetër, hapja e urës do ta ndihmon edhe zhvillimin ekonomik, nëse i karahasojmë të dy sheshet jugore dhe veriore ka dallime të jashtëzakonshme. Ajo çka ne po mundohemi ta bëjmë është ta kthejmë normalitetin, ta hapim urën sepse tash nuk ka ndonjë problem që ajo të hapet”, tha tutje Pacolli.
Ndërkaq e pyetur se a ka ndonjë datë të caktuar hapja e urës, Pacolli deklaroi se ajo do të hapet mirëpo pa ndonjë datë të caktuar duke e konsideruar si të drejtë të shtetit të Kosovës./Gazeta10