
Fizioterapeutja Shukrane Krasniqi e ftuar në emisionin “Dita e Re” në Kanal1o ka folur rreth çrregullimeve neuro-zhvillimore.
Ajo ka thënë se këto çrregullime nuk kanë të bëjnë me gjenetikën por vijnë në vonesë të lindjes së bebës apo edhe në lindje të hershme, raporton Gazeta10.
“Çregullimet neuro-zhvillimore rrallë herë janë gjenetike, ato zakonisht vijnë kur vonohet lindja e fëmijës apo edhe fëmija lindë parakohe, është një hormonë që lirohet në fund të shtatzanisë që është përgjegjës për frymëmarrjen, e nëse fëmijtë lindin prematurë zakonisht shfaqen tek këta fëmijë, dhe në këtë rast truri mbetet pa oksigjen dhe kjo e shkakton një lëndim i cili mund të ndikojë në të folur por edhe në të ecur”, tha ajo në Kanal10./Gazeta10