Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Fjalimi i djeshëm, Rama publikon video sot: Thuhet Kosova dhe jo Kosovo (VIDEO)

Gazeta10
13 October 2022 - 12:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndarë një video në Facebook ku ndër të tjera ka thënë se Kosovës i duhet drejtuar me Kosova dhe jo Kosovo, raporton Gazeta10.

Në videon e postuar sot Rama ka thënë se mënyra se si duhet të ju referohen institucionet ndërkombëtare Kosovës duhet të ndryshojë.

“A nuk do të ishte një mrekulli në qoftë se ju këtu në këtë këshill të nderuar të nisni të ja u mësoni edhe të tjerëve organizmave instutucionale të politikës ndërkombëtare ta shqiptojnë e ta shkruajnë Kosovën, me emrin e vet të vërtetë dhe zyrtar, Kosova jo Kosovo”, ka thënë ai ndër të tjera.

Rama ka thënë se nuk është vonë kurrë për ta bërë një gjë që duhet.

“Kurrë nuk është vonë për të bërë gjënë e duhur”, ka thënë ndër të tjera Rama në këtë video.

Rama dje pasdite ka mbajtur një fjalim në Këshillin e Europës ku ka kërkuar një raport vijues për Raportin e Dick Martyt.

Këtu keni postimin e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.