
Gjatë kohës sa ishte duke dhënë fjalim kryeministri Albin Kurti ka ndodhur një përplasje fizike
Deputeti iPDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar pas përplasjes së sotme në Kuvend, ku fillimisht hodhi ujë në drejtim të Kryeministrit Albin Kurti e pastaj u përplas me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Lushtaku ka thënë se reagimi i tij ishte “kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, raporton Gazeta10.
“Reagimi im ishte kundër Radojcicit dhe argatëve te tij”, ka shkruar Lushtaku.