Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Florian Kamberi largohet nga Slaven Belupo

Gazeta10
26 December 2023 - 13:03

Florian Kamberi është larguar nga kampionati kroat vetëm pas tre muajsh qëndrimi te Slaven Belupo.

Sulmuesi shqiptar ka shkëputur kontratën me klubin kroat me marrëveshje pasi nuk ka arritur pritshmëritë.

28-vjeçari ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje, pesë në kampionat dhe një tjetër në Kupën e Kroacisë ku në total ka grumbulluar 176 minuta pa arritur të shënoj ose asistoj në ndonjë gol.

Klubi kroat i ka dëshiruar Kamberit suksese në karrierë dhe e ka falënderuar për kontributin e tij.

Ish-reprezentuesi i Shqipërisë u bashkua me klubin kroat pasi i përfundoi kontrata me klubin anglez Huddersfield.

Kamberi ka bërë karrierë në Zvicër te Winterthur, St Gallen e Grasshoppers, në Skoci te Aberdeen, Hibernian e Glasgow Rangers derisa në Angli ka luajtur për Sheffield Wednesday e në Gjermani për Karsluher.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.