
Boksieri i njohur shqiptar, Florian Marku, pasi mposhti rivalin, Miguel Ramirez, është shpallur kampion në kategorinë WBC Silver.
Lufta që zgjati dhjetë raunde u mbyll me fitoren e Markut, pas vlerësimit me pikë nga ana e gjyqtarëve.
Pas këtij suksesi, Republika e Shqipërisë e ka nderuar boksieri me çmimin “Ylli i madh”, transmeton Gazeta 10.
Marku përmes një postimi në Facebook, është shprehur shumë krenar, dhe se kjo i jep më shumë vullnet e forcë për të fituar tituj të tjerë.
“Kur fillova karrierën time si sportist nuk e kisha menduar që një ditë do vlerësohesha nga vendi im me medaljen e “Yllit të Madh”. Ky nderim nga ana e Qeverisë Shqiptare më jep akoma dhe më shumë forcë për të sjellë titujt botërorë në vendin tonë dhe ndeshje të tjera të mëdha”, ka shkruar ai./Gazeta10