Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Forca detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s

Gazeta10
19 May 2024 - 19:30

Forcat Detare të Shqipërisë kanë dërguar edhe anijen e dytë në operacionet e NATO-s, ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Anija e dytë që është dërguar në këto operacione e që do të patrullojë në Mesdhe quhet Butrinti.

“Pas anijes Lissus në detin Egje, marina shqiptare do të patrullojë në Mesdhe në kuadër të operacionit FOCOPS edhe me anijen Butrinti. Ekuipazhi shqiptar do të kryejë detyra speciale nën Komandën e Forcave Detare të NATO-s për njohjen e situatës detare dhe ndalimin e aktivitetit të paligjshëm”, ka shkruar Peleshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.