
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në darkën e organizuar nga presidenti i Francës Emmanuel Macron në kuadër të Forumit të Paqes të mbajtur në Paris, raporton Gazeta10.
Osmani ka qenë së bashku me bashkëshortin e saj Prindon Sadriun dhe të njejtit janë pritur në Pallatin Élysée.
Këtu keni postimin e plotë:
“Sonte bashkë me Prindonin, kishim kënaqësinë të pritemi në darkën e organizuar nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë Brigitte Macron në Pallatin Élysée. ”, ka shkruar Osmani në llogarinë e saj në Facebook. / Gazeta10.