
Trajneri dhe analisti i futbollit, Bylbyl Sokoli, në emisionin “Kampionët Botërorë” ka dhënë një vlerësim të qartë për skuadrat që pritet të dominojnë Kampionatin Botëror, duke theksuar se gara për trofeun më të madh në futboll do të jetë shumë e fortë mes disa prej kombëtareve më të mëdha në botë.
Sipas Sokolit, katër kombëtare kryesore që shihen si favorite për ta fituar Botërorin janë Franca, Spanja, Anglia dhe Brazili, të cilat sipas tij kanë kualitet, përvojë dhe organikë të mjaftueshme për të shkuar deri në fund të turneut.
Video e plotë: