Gazeta10

Franca vazhdon luftën me zjarret

Më shumë se 1,000 zjarrfikës të mbështetur nga avionët bombardues me ujë luftuan me një zjarr “përbindësh”  në Bordo, për të tretën ditë pa reduktim të temperaturave të ashpra që u mbizotëruan para fundjavës, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

Zjarri në rajonin Gironde, një nga disa zjarret kryesore në Francë, ka detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, ka shkatërruar më shumë se një duzinë prona dhe ka djegur më shumë se 6,800 hektarë pyje.

“Është një ogre, është një përbindësh,” tha Gregory Allione nga organi francez i zjarrfikësve FNSPF për radion RTL.

Zjarri në Gironde është një nga të shumtët që ka shpërthyer në të gjithë Evropën këtë verë, i shkaktuar nga valët e të nxehtit që kanë pjekur kontinentin dhe kanë sjellë temperatura rekord.

Kryeministrja Elisabeth Borne do të vizitojë këtë zonë më vonë.

Temperaturat lokale do të arrijnë 40 Celsius (104 Fahrenheit) të enjten dhe do të qëndrojnë të larta deri të shtunën, paralajmëruan autoritetet.

“Është një fatkeqësi, ekonomikisht, ekologjikisht, është e tmerrshme,” tha për Radio Classique Jean-Louis Dartiailh, kryebashkiaku i Hostens, një qytet i vogël afër zjarrit. “Zona është shpërfytyruar totalisht. Na është thyer zemra, jemi të rraskapitur.”

Më shumë se 57,200 hektarë janë djegur nga flakët deri më tani në Francë, gati gjashtë herë më shumë se mesatarja e vitit 2006-2021, tregojnë të dhënat nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje.  / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë