Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

FSK vjen në Butovc dhe Zllatar, pritet lëvizje e automjeteve ushtarake

Gazeta10
14 November 2024 - 14:38

Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në fshatrat Butovc dhe Zllatar të Komunës së Prishtinës.

Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake.

Sipas njoftimit, ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka arsye për shqetësim.

”Njoftim për qytetarët e Prishtinës:
Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të zhvillojë trajnime në terren në Komunën e Prishtinës, sipas planit të paraparë. Gjatë datave 15-17 nëntor 2024, FSK do të jetë e pranishme në këto zona:
📍 Fshati Butovc
📍 Fshati Zllatar
Gjatë kësaj periudhe, do të ketë lëvizje të automjeteve ushtarake në këto fshatra. Ky është një trajnim i planifikuar dhe nuk ka vend për shqetësim.
Ju faleminderit për mirëkuptimin tuaj!”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.