
Gjashtë muaj pas zgjedhjeve parlamentare vendi vazhdon të jetë në paralizë politike. Takimet mes VV-së e Nismës rezultuan pa sukses, e po ashtu edhe ftesat ndaj partive tjera që VV i dërgoi.
Deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci në emisionin “Gazeta” deklaroi se LDK-së iu dërgua ftesa për koalicion si shkak i ngjashmërisë që dy partitë kanë mes vete.
“Ne mendojmë që ndërlidhet me disa elemente të përafërta, të përafrimit, elektoratit. Këto janë disa arsye të cilat e kemi pa si partnerë potencial për bashkëqeverisje” tha ajo.