Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Futbollistja kosovare e shënoi golin më të pazakontë të vitit! (VIDEO)

Gazeta10
21 November 2023 - 16:00

Një gol aspak i zakontë është shënuar në derbin e ligës turke mes Besiktasit dhe Fenerbahçes dhe Besiktasit.

Dhe, këtë arriti ta realizojë pikërisht një futbolliste shqiptare.

Bëhet fjalë për lojtaren e Besiktasit, Donjeta Halilaj, e cila arriti që me dinakëri t’ia largonte me kokë topin portieres kundërshtare, ndërsa më pas shënoi me këmbë për ta ngushtuar rezultatin në 2:3, në minutat shtesë të lojës, shkruan Express.

Ajo nuk u gëzua fillimisht derisa gjyqtarja e drejtoi dorën tek mesi i fushës, që nënkuptonte se goli ishte i rregullt.

<blockquote class=”twitter-tweet”><p lang=”tr” dir=”ltr”>Fenerbahçe-Beşiktaş derbisinde Halilaj&#39;ın attığı gol. <a href=”https://t.co/eaqmsV1vvS”>pic.twitter.com/eaqmsV1vvS</a></p>&mdash; Boşuna Tıklama (@bosunatiklama) <a href=”https://twitter.com/bosunatiklama/status/1726664492040536493?ref_src=twsrc%5Etfw”>November 20, 2023</a></blockquote> <script async src=”https://platform.twitter.com/widgets.js” charset=”utf-8″></script>

Ekipi kundërshtar u ankua tek referja, por ajo nuk e ndërroi vendimin e saj.

Ky gol e ka bërë xhiron në internet pasi po konsiderohet si goli më i pazakontë i vitit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.