Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gabriel Attal zgjedhet kryeministër i Francës, bëhet më i riu në historinë moderne

Gazeta10
09 January 2024 - 13:09

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka emëruar kryeministër të vendit, 34-vjeçarin Gabriel Attal.

Attal është kryeministri më i ri në moshë në historinë moderne franceze, duke kaluar edhe socialistin, Laurent Fabius, i cili ishte vetëm 37-vjeç kur mori postin e kryeministrit.

Ai tani do të ketë detyrën të udhëheqë qeverinë franceze në zgjedhjet e rëndësishme të Parlamentit Evropian në qershor, shkruan BBC.

Ngritja e Attal ishte e shpejtë, ku vetëm 10 vjet më parë ai ishte një këshilltar i panjohur në ministrinë e Shëndetësisë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.