
Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Vëllaznimit, shkruan Gazeta10.
Arsyet që e kanë shtyer Sejdiun të japë dorëheqje nga klubi gjakovar kanë qenë problemet financiare që po ka ky klub tash e një kohë të gjatë.
Gani Sejdiu u emërua shef i shtabit teknik të Vëllaznimit më 19 korrik të këtij viti.
Vëllaznimi nuk e ka nisur mirë edicionin 2022/23 në Ligën e Parë të Kosovës, pasi kanë pësuar katër humbje në katër ndeshje dhe renditen në pozitën e fundit të grupit A, në kategorinë e dytë të futbollit kosovar. /Gazeta10/