Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Garë e fortë për Kimmichun

Gazeta10
25 December 2023 - 19:04

Pas Barcelonës, Liverpooli e Manchester Cityt, edhe një ekip tjetër është futur në garë për mesfushorin e Bayern Munichut, Joshua Kimmich.

Bëhet fjalë për Manchester Unitedin, ekip që po insiston në transferimin e Kimmichut, ka njoftuar të hënën “Sky Sports”.

Kimmich do të largohet nga Bayerni në fund të këtij edicioni, ndërsa ekipi gjerman po kërkon të paktën 70 milionë euro për kartonin e tij.

28-vjeçari ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2025, ndërsa është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2015. Në 20 paraqitje këtë edicion në të gjitha garat, Kimmich ka 1 gol të shënuar e 6 asistime.

Ai ka luajtur edhe për Stuttgartin e Leipzigun në Gjermani, para se ti bashkohet Bayernit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.