
Analisti kosovar, Blerim Gashi ka thënë se Ballkani i Hapur si proces është i vdekur.
Sipas tij, nuk ka logjikë që të këtë Ballkan të Hapur me një Kosovë të mbyllur.
Këto komente analisti Gashi i ka bërë në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10 e ku po diskutohet rreth temës ‘A po ngjallet Ballkani i Hapur’, raporton gazeta10.
“Ballkani i Hapur është i gjallë, aq sa është gjyshja ime gjallë e ajo nuk është gjallë se ka vdekur vite me parë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Ballkani i Hapur ka qenë iniciativë e kot dhe e padefinuar./Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni në video…