Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi e VV-së: Ne e propozuam Andin Hotin që PDK të reflektojë

Gazeta10
17 March 2026 - 21:07

Kuvendi dhe Presidenca e Kosovës janë pezulluar deri në fund të marsit nga çdo veprim, me vendim të Gjykata Kushtetuese e Kosovës, për shkak të situatës politike të lidhur me postin e presidentit.

Deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, teksa fajësoi opozitën për gjendjen aktuale, ka shpjeguar edhe arsyet pse u propozuan Fatmire Kollçaku dhe Andin Hoti për postin e presidentit.

“E konsideruam opsion të dytë shumë të rëndësishëm dhe të mirë për Republikën e Kosovës figurën e ministrit Andin Hoti dhe menduam që Partia Demokratike e Kosovës do të ketë një reflektim rreth Hotit, sepse ka qenë dikur deputet i PDK-së, mirëpo PDK e refuzoi. Ata kanë 22 deputetë në sallë dhe si rezultat nuk pati interesim për diskutim tutje”, tha ajo në Politiko.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.