
Flamur Gashi nga Këshilli i Ambasadorëve në Shqipëri ka thënë në Politiko se në dosjet e zbuluara nga hakerët iranian, nuk bëhet fjalët vetëm për atentatin e kryeministertit, Kurti por që është bërë një hakerim i madh edhe ndaj dosjeve të ndjshme të institucioneve të drejtësisë në Shqipëri, shkruan Gazeta10.
Ai theksoi se, sipas këtyre dosejeve janë ndarë sipas drejtorive të policisë, edhe emrat e personave në kërkim në Shqipëri.
Gashi tha se publikimi i këtyre dosjeve është rrezik shumë i madh për sigurinë kombëtare të vendit.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për atenatitn ndaj kryeministrtit Kurti dhe personave të tjerë, por ka një hakerim të madh të dosjeve sensitive të institucioneve ligjzbatuese të Shqipërisë. Rasti i fundit është publikimi i dosjeve në orët e masditës i listës së plotë, duke i ndarë në bazë të drejtorive vendore të policisë, të gjithë personat që janë në kërkim në Shqipëri, e që është një rrezik tepër i madh për sigurinë kombëtare të vendit”, tha Gashi në Politiko./Gazeta10