Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi lavdëron Qeverinë pas heqjes së masave nga BE: Veprimet në veri ishin të mençura dhe strategjike

Gazeta10
17 March 2026 - 20:46

Bashkimi Evropian ka hequr të gjitha masat ndëshkuese të vendosura ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, ka bërë të ditur Komisioni Evropian.

Lidhur me këtë zhvillim dhe situatën e sigurisë në veri, deputetja e Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi foli këtë të martë në  Politiko.

Duke folur për masat e vendosura nga BE-ja, Gashi  deklaroi se ato janë pranuar si një formë presioni pas ngjarjeve në BanjskaZveçanit.

“Pas agresionit në Banjskë të Zveçanit, ne i kemi pranuar këto masa si një lloj presioni, mirëpo këto tri vite kanë treguar që rrugëtimi që e ka pasur Qeveria e Kosovës dhe masat e ndërmarra karshi veriut kanë qenë politika të mençura dhe strategjike për Republikën e Kosovës, duke pasur për bazë integrimin e komunitetit serb, por mbi të gjitha luftimin e kontrabandës dhe strukturave paralele në veri”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se zhvillimet e fundit dëshmojnë për efektivitetin e politikave qeveritare në shtrirjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.