
Arben Gashi – Shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se janë shndërruar në terr të gjitha fushat në Kosovë.
Gashi këtë e ka thënë përmes një statusi në Facebook, ku ka deklaruar se terri është bërë shqetësim për të gjithë, raporton Gazeta10.
“Terri është shndërruar në shqetësim për të gjithë e në të gjitha fushat; terr pa energji elektrike, terr në ekonomi, terr në mirëqenie, terr në arsim, terr në shëndetësi, terr gjithandej”, ka shkruar ai.
Kosova tash e disa ditë është duke u përballur me reduktime të ashpra të energjisë elektrike, kjo për shkak edhe të krizës energjetike, por edhe të disa prishjeve që janë raportuar nga KEK./Gazeta10