Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi tha se AAK me zor e kalon pragun, Rama i reagon ashpër: Shpikje politike, po dukeni qesharak

Gazeta10
12 November 2024 - 22:01

Analisti politik, Fidan Rama, i është kundërpërgjigjur analistit Blerim Gashit, i cili ironizoi me listën zgjedhore të AAK-së, duke thënë se “këta të fundit e kalojnë me zor pragun”.

“Përtej bindjeve që i ke Blerim, po tingëllon qesharak se kurgja tjetër”, ka thënë Rama.

“Qysh bre qesharak, këtu qet njerëz që janë të dënuar për 53 milionë euro”, është kundërpërgjigjur Gashi.

Sipas Ramës, AAK ka një strukturë të kultivuar që njëzet vjet dhe se opinionet e tilla janë shpikje politike.

“AAK ka një strukturë të kultivuar që njëzet vjet dhe kjo çështja e pragut e kalo, nuk e kalon është më shumë shpikje politike si Zajednica që e keni bërë ju problem”, ka thënë Rama. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.