Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Gashi thotë se Kurti do të bëjë koalicion: Po rritet pazari për ‘kulaçin’ e pushtetit!

Gazeta10
06 March 2025 - 21:01

Analisti politik, Blerim Gashi ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje do të formojë qeverinë, duke bërë koalicion me partitë e tjera politike.

Gashi ka theksuar se LVV mund të bëjë koalicion me partinë e cila ia siguron shumicën absolute, duke mos përjashtuar një koalicion të mundshëm me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Kurti do të bëjë koalicion sigurisht. Nuk besoj që shkon me frontin popullor të Zimbabwes me ba e as me Partinë Demokratike të Kongos, por ka me shtu me qeta dy partnerë që i sigurojnë VV-së numrin magjik të shumicës absolute”, ka thënë Gashi.

Sipas Gashit, partitë politike veçse kanë filluar “pazaret” për formimin e qeverisë.

“Nuk ka refuzime, ka rritje të pazarit nga të gjitha anët. Kur të vjen puna me u nda kulaçi i pushtetit kërkesat e qoftë atyne që janë ma pak apo dyfish me vota të bëhet një ndarje optimale nga të dyja anët”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.