Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gavi rikthehet në stërvitje, shumë shpejt pritet të jetë në dispozicionin e Hansi Flick

Gazeta10
12 September 2024 - 15:30

Pas një lëdimi që e la jashtë fushave për më shumë se 10 muaj, mesfushori i Barcelonës, Gavi tani është shumë afër rikuperimit të plotë dhe rikthimit në fushën e blertë.

Mesfushori spanjoll pësoi një lëndim të rëndë në nëntor të vitit të kaluar sa ishte i angazhuar me kombëtaren.

Siç raportojnë mediat spanjoll, Gavi pritet të merr dritën e gjelbër brenda 15 ditëve dhe do të jetë në dispozionin e Hansi Flick.

Padyshim që rikthimi i Gavit do të jetë një lajm i mirë për klubin katalan, pasi ai shihet si njëri nga lojtarët më me perspektivë të këtij klubi.

Reprezentuesi spanjoll debutoi me Barcelonën si 16-vjeçar dhe deri më tani ka zhvilluan 111 paraqitje me klubin.

Barcelona e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri nën urdhërat e trajnerit Hansi Flick, ku kanë katër fitore në po aq ndeshje të luajtura në kampionatin spanjoll.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.