
Zyrtarët ndërkombëtarë janë të shqetësuar me tensionet në veri të vendit, ata vazhdimisht po thërrasin për stabilizim.
Ka deklaruar Mimoza Gavrani, komentatore politike teksa ka shtuar se mesazhet e tyre janë në drejtim të Kurtit dhe se ky i fundit do të duhej t’i shfrytëzonte në favor të tij.
“Me deklaratat e Hill duhet të kemi shumë kujdes. Amerikanët sjellin qasje specifike, duhet të kemi parasysh rrethanat nga vjen një deklaratë e tillë. Unë e shoh si një sinjal e masazh direkt që Kurti në vend që të krijojë kundërshti të radhës, do të duhej ta shfrytëzonte në favor të tij. Krahasimet janë total jo relevante me mënyrën e qasjes së politikës së jashte që po rezulton kryesisht në Ballkan. Amerikanët e evropianët po thirrjen për stabilizim rajonal, që Ballkanit t’i shuhet tensionet” , tha Gravani në politko. /Gazeta10