
Gjatë muajit shtator dhe tetor janë djegur 3 vetura me targat RKS në Leposaviq, raporton Gazeta10.
Këtë lajm e ka bërë të ditur për Kanal10, zëvendëskomandati i Policisë së Kosovës për Rajoni e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
Një veturë me targat KM është djegur po ashtu gjatë kësaj periudhe.
Ai këtë informacion e ka bërë të ditur teksa ka folur për një zjarrëvënie të një veture të një zyrtari policor në afërsi të Leposaviqit.
“Pak minuta pas mesnatës, ekipet e policisë janë njoftuar për djegjen e një veture të një zyrtari policor serb në afërsi të Leposaviqit. Rasti është cilësuar si zjarrëvënie dhe rasti është duke u hetuar nga Policia derisa janë duke u hetuar motivet e djegjes së veturës. Përgjatë muajit shtator dhe tetor, 3 vetura me targat RKS janë djegur, ndërsa 1 me targat KM”, ka thënë Hoti. / Gazeta10