Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gazeta e famshme italiane përmend Zhegrovën si top synimin e Napolit

Gazeta10
26 Maj 2025 - 14:50

Napoli i së ardhmes do ta mbajë Scudetton në gjoks, por misioni i Giovanni Mannës , drejtorit sportiv që fitoi titullin në sezonin e tij të parë, ka filluar tashmë. Kontaktet ecin përpara, emrat grumbullohen, strategjitë rafinohen.

Synimi për sjelljen e De Bruyne-s tashmë po merr formë dhe gjërat po konkretizohen.

Gazzeta “Dello Sport” përmend Edon Zhegrovën si futbollistin numër një që është në radarin e kampionëve të Italisë.

“Një nga lojtarët më interesantë që luan me këmbë të majtë në Ligue 1. Një sulmues anësor me shpikje të madhe dhe këmbë të rafinuara, i aftë të shkëlqejë në çast. Imazhet e performancave të tij, megjithatë, po fillojnë të zbehen për shkak të një lëndimi afatgjatë” thuhet në analizën e gazetës italiane për Zhegroven.

 

Rreth 30 milionë euro besohet të jetë oferta e Napolit për yllin e Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.