Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Gazeta spanjolle shkruan për fitoren e Kosovës dhe përpjekjen për ta siguruar bileten për Botëror – rikujton që Madridi s’na njeh

Gazeta10
26 March 2026 - 23:42

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në futboll.

“Dardanët” kanë arritur të fitojnë ndeshjen gjysmëfinale të play-offit për Kupën e Botës.

Kosova fitoi 3:4 në udhëtim ndaj Sllovakisë, duke e prekur finalen e Botërorit dhe duke qenë një hap larg kualifikimit historik në një event të tillë.

E mediumi i madh spanjoll, Marca ia ka kushtuar një artikull të veçantë suksesit historik të Kosovës

“Kosova, një nga shtetet më të reja në botë dhe që nuk njihet nga Spanja, e mposhti Sllovakinë dhe do të luajë finalen për një vend në Kupën e Botës kundër Turqisë. FIFA e njohu si përfaqësuese zyrtare… më pak se 10 vite më parë!”, ishte shkrimi i Marcas.

Tani, Kosovën e pret finalja e madhe në Prishtinë të martën. “Dardanët në stadiumin “Fadil Vokrri” do ta presin Turqinë, që e eliminoi Rumaninë me rezultat minimal 1:0.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.