
Disa ditë pas publikimit të audio-incizimit të bisedës mes shefes së deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari dhe ish deputetit të Listës Serbe, Sllavko Simiq, ka reaguar edhe deputeti i VV-së, Arbër Rexhaj i cili ka thënë se “pronarët dhe kryeredaktorët harruan se gazetarët u rrahën nga strukturat ilegale në veri”.
“Pronarët dhe kryeredaktorët e medieve i harruan gazetarët e tyre të cilët ua rrahën strukturat ilegale të Serbisë në Zveçan dhe Leposaviq. Po i besojnë 100% Slavko Simiqit dhe prioritet e kanë sulmin mbi Mimozën. Mjerim medial. Respekt për ndonjë përjashtim”, ka shkruar ai.