Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Gazetari Sadiku: Përleshjet fizike në Kuvend e bëjnë Kosovën përseri lajm ndërkombëtar

Gazeta10
13 July 2023 - 19:14

Gazetari Kushtrim Sadiku, duke komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se kjo çfarë po ndodhë është pjesë e luftës politike dhe Lëvizja Vetëvendosja ka ekspertizë të këtyre ngjarjeve e dijnë se si mund të reflektojë para një audiencë vendore dhe ndërkombëtare.

“Një ndërprerje e seancës mbase do të ishte një lloj fitore e opozitës, jo në përgjithësi e opozitës sepse nuk ka qenë fare e koordinuar me njëra-tjetrin, është veprim kryekëput i PDK-së”, ka thënë Sadiku.

Sipas tij zaptimi i foltorës ka elemente shumë demokratike sepse ndodhë në shtetet më demokratike, por nuk lavdërohet ajo që ka ndodhur paradite në Kuvendin e Kosovës.

“Është dhunë që e bënë Kosovën përseri lajm ndërkombëtar. Nga rrethanat në veri të vendit, tani në Kuvendin e Kosovës”, tha tutje Sadiku.

Sadiku tutje ka dhënë detaje rreth debatit që do të zhvillohet sonte në emisionin “Politiko”, duke thënë se do të jemi bashkë me analistë, Halil Matoshi, Arben Ahmeti, Krenar Shala, Fatime Hajdati, Adrian Çollaku, Fidan Rama, /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.