
Vazhdon debati për Xhakën dhe lojën e tij ndaj Serbisë e deri tek provokimi me serbët.
Njëri nga komentatorët dhe gazetarët e njohur në Zvicër, Peter Schnyder i ka dal në mbrojtje shqiptarit duke thënë se “Xhaka është lojtari më i mirë që ka pasur ndonjëherë Zvicra”.
“Të gjithë janë dakord se mesfushori u provokua gjatë 90 minutave, por gjesti ishte i panevojshëm. Megjithatë, Schnyder thotë: “Granit Xhaka është lojtari më i mirë që Zvicra ka pasur ndonjëherë – ai ka nevojë për emocionet që të jetë aq i fortë sa është” ka thënë ai për SRF./Gazeta10